Badiala.mk

BADIALA.MK – TË GJITHA PROMOCIONET NË NJË VEND!

Badiala.mk është aplikacioni i parë dhe i vetëm që i gjuan të gjitha promocionet me pakicë në marketet dhe drogeritë në mbarë Maqedoninë. Duke ditur në kohën e duhur se cilët artikuj janë në zbritje, ju kurseni para me Badiala.mk. Thjesht, me një klikim mbi produktin e shtoni në listën tuaj të blerjeve, dhe me një klikim në <3 e shtoni në listën e të preferuarve. Badiala.mk do të kujdeset për ju dhe do t'ju informojë kur dhe ku ai produkt është në promovim. Ju mund ta ruani listën tuaj të blerjeve dhe ta përdorni kur bëni blerje ose mund ta ndani me anëtarët e tjerë të familjes suaj.

Shkarko aplikacionin Badiala.mk këtu

Misioni Ynë

MOS SHPENZO PARA BADIALLA!

1. Së pari, në një kohë kur çdo qindarkë është e vlefshme, ne u ndihmojmë njerëzve që të kursejnë para, përmes një mënyre të thjeshtë të përdorimit të aplikacionit.

2. Së dyti, ne u ndihmojmë marketeve dhe drogerive që të vendosin saktë për produktet e tyre të promocionit dhe zbritjes.

3. Së treti, ne u ndihmojmë distributorëve dhe importuesve të vendosin saktë se kur dhe ku do ta vendosin produktin e tyre në zbritje ose promocion.


Badiala.mk është aplikacion i gjelbër, karbon neutral, i cili përdor burime minimale të energjisë dhe ndihmon në ruajtjen e ambientit jetësor. Promocionet e letrës dhe fletushkat shpesh përmbajnë informacione të vjetruara, janë të vështira për t’u kërkuar në to, nuk janë të personalizuara, e ndotin ambientin jetësor dhe përdoren kryesisht për të mbështjellur kavanozët në bodrum. Ne ofrojmë një përvojë dixhitale në një platformë për telefona të menҫur që i keni pranë jush gjatë blerjeve.

 

Historia jonë

Ideja për Badiala.mk ka lindur para disa vitesh, por ajo zyrtarisht filloi në pranverën e vitit 2022. Ateherë një grua e dërgoi burrin e saj në një blerje të përjavshme por me një listë të rreptë të produkteve, marketeve dhe drogerive ku mund t’i blinte, sepse gruaja e dinte që detergjenti ishte më i lirë në një market kurse vaji në një tjetër. Kur burri u kthye në shtëpi, ata krahasuan faturat dhe panë se aty ku kishin përdorë aksionin për produktet që ishin në shitje me zbritje, ata kishin kursyer deri në 30% gjatë blerjes. Ups! Që në mënyrë maksimale dhe në mënyrën më të lehtë t’i përdorin promocionet, vendosën të krijojnë një aplikacion që do t’i ndihmojë në këtë. Badiala.mk dhe paqe në shtëpi.

 

Featured stores

More stores
coming soon

© 2023 badiala.mk