BADIALA FAGSH dooel Shkup i respekton të dhënat Tuaja personale. Badiala.mk është aplikacion dixhital për pajisje celulare që Ju mundëson t’i shihni zbritjet dhe promocionet me pakicë në një vend. Me aplikacionin Badiala.mk ju keni mundësinë t’i vendosni produktet në një listë për blerje dhe ta shpërndani atë listë, ose t’i shtoni në listën e produkteve të preferuara dhe më pas të njoftoheni për të njejtat se kur dhe ku do të jenë me zbritje.
Kur mbledh të dhëna për mua Badiala.mk? Ne i mbledhim të dhënat Tuaja kur do ta shkarkoni dhe përdorni aplikacionin tonë në përputhje me kushtet e përdorimit dhe privatësisë, të përcaktuara nga Apple Store dhe Google Play Store.
Si matet suksesi i fushatave reklamuese? Matja e suksesit të fushatave reklamuese bazohet në interesin tonë legjitim për të kuptuar se si duhet të përmirësohen reklamat. Për këtë qëllim, ne përdorim një identifikues reklamimi të ashtuquajtur (Ad-ID) dhe i njëjti identifikues nuk është i lidhur me të dhënat e tjera në pajisjen Tuaj celulare. Ne e përdorim Ad-ID vetëm për t’ju ofruar njohtime të personalizuara dhe për të vlerësuar nevojën Tuaj për reklamat tona. Nëse të njejtin e çaktivizoni në opsione, atëherë ne mund të përdorim vetëm opsionet në vijim: Matja e interaktivitetit Tuaj me banderolat duke e numëruar numrin e banderolave të shfaqur, numrin e klikimeve në to, si dhe numrin e paraqitjeve të banderolave pa klikuar mbi to.
Si mbrohen të dhënat Tuaja? Ne përdorim standarde të sigurisë fizike, teknike dhe administrative dhe masa mbrojtëse për të mbrojtur sigurinë Tuaj dhe sigurinë e të dhënave Tuaja. Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha masat mbrojtëse, ne nuk mund të garantojmë një siguri me njëqind përqind se dikush nuk do të mund të ketë qasje, të zbulojë apo të ndryshojë ndonjë informacion, pavarësisht nga të gjitha masat mbrojtëse fizike, teknike dhe menaxheriale të standardizuara në industri. Edhe Ju keni përgjegjësi për mbrojtjen e të dhënave Tuaja. Kjo politikë është në përputhje me Dispozitat e Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave BE 2016/679 (Rregullorja 2016/679 – Mbrojtja e personave fizikë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale dhe për lëvizjen e lirë të të dhënave të tilla, dhe shfuqizimi i Direktivës 95/46 / KE (Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave), si dhe Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 42/20) dhe Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 294/21).
More stores
coming soon
More stores
coming soon
© 2023 badiala.mk